Vizita e delegacionit nga Titan Group Athinë dhe Bullgari

Delegacioni i Përfaqsuesëve të Titan Group nga zyra qëndrore Athinë, Perrotis College -American Farm Scholl (AFS) – Selanik dhe Zlatnaa Pamega Cement nga Bullgarija ishin në vizitë studimore në Kosovë.
Qëllimi i vizitës ishte njohja me iniciativën dhe historikun e themelimit dhe objektivave të projektit LAB, si dhe sigurimi I informacioneve për adaptimin e një projekti të ngjashëm për përkrahje të komunitetit dhe zhvillim në sektorin e agrobiznesit në rajonin e Zlatnaa Pamega Fabrika e Cementit – Bullgari.
Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Kosovë (dtd 11 dhe 12 korrik) delegacioni është njoftuar në detaje mbi strukturën organizative të LAB-it, mënyrën e qeverisjes, implementimin e projekteve të deritanishme dhe planifikimet në të ardhmën, si dhe bashkpunimet e LAB – it me palet e ndryshme të interesit dhe ndikimin e tyre në mirëadministrimin e projektit.
Delegacioni gjithashtu pati rastin ti vizitojë edhe fermerët përfitues dhe të njihen nga afër me aktivitetet e fermerëve dhe përvojat e tyre me LAB-in, si dhe rezultatet e arritura pas themelimit të aktiviteteve të reja biznesore në sektorin e Agrobiznesit në Komunën e Hanit të Elezit.

Recent Work