Shpallje publike për shprehje interesi – 02.05.2017

Shpallje publike për shprehje interesi – 02.05.2016

Ky njoftim është për të ftuar gjithë fermëret e interesuar në Komunën e Hanit të Elezit për përkrahje në themelimin e aktiviteteve të reja ekonomike dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre biznesore në sektorin agro –pyjorë. Nën skemën e Programit Laboratori për Aktivitete të Biznesit (LAB) për vitin 2017, kjo përkrahje financohet nga Titan Group Sharrcem shpk dhe ka për synim rritjen e nivelit të shfrytëzimit të potencialeve agro pyjore për të kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës përmes vetëpunësimit dhe krijimit të të ardhurave shtesë për neveojat e familjes dhe zgjerimin e bizneseve të themeluara.

Ne ju inkurajojmë që të ndani ketë informatë me të gjithë ata që mund të jenë të interesuar për këtë mundësi.

Sektorët aktiv të cilët do të përkrahen për zgjerim:

 

1. Serra

Objektivi: Përkrahja e themelimit të aktiviteteve ekonomike për kultivim të perim kulturave dhe prodhim të fidaneve në serra.
Titulli: Furnizim me serra të tipit “Bllok” me sipërfaqe prej 500 m², farëra, fidane dhe inpute tjera përcjellëse.

2. Mjedër

Objektivi: Përkrahja e themelimit të aktiviteteve ekonomike për prodhimin e frutave të imta – mjedër.
Titulli: Furnizim me fidane të mjedrës dhe inpute tjera përcjellëse.

3. Luleshtrydhe (dredhzë)

Objektivi : Përkrahja e themelimit të aktiviteteve ekonomike për prodhimin e frutave të imta – luleshtrydhe.
Titulli: Furnizim me fidane të luleshtrydhes dhe inputet tjera përcjellëse.

4. Vreshtari

Objektivi : Përkrahja e themelimit të aktiviteteve ekonomike, ngritja e pemishteve të rrushit të tryezës.
Titulli: Furnizim me fidane të rrushit të tryezës dhe inpute tjera përcjellëse.

5. Shpeztari

Objektivi : Investime në themelimin e pularive familjare semi intenzive për prodhimin e vezëve.
Titulli: Furnizim me pula vojse, ndërtimi i kabinave të drurit dhe pajisja me inpute tjera përcjellëse, (përparsi në përkrahje do te kenë gratë e veja, mbajtëse të familjes).

Sektorët e ri që do të përkrahen:

6. Bimët Mjekuese dhe Aromatike &Tuneli tharjes

Objektivi : Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike për prodhim të Bimëve Mjekuese dhe Aromatike.
Titulli: Furnizim me fidane (industriale) të bimëve mjekuese dhe aromatike, tunelit për tharje me sipëfaqe prej 30 m², rafteve për tharje dhe inpute tjera përcjellëse.

Përkrahja do të zbatohet nga OJQ ‘’LAB’’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural (BPZHR) dhe Kryetarët e Këshillave Lokal të Hanit të Elezit.
Aplikacionet duhet të dorëzohen më së largu deri me datë 20 Maj 2017, në orën 16:00. Aplikacionet duhet të dorëzohen në zyrat e LAB në adresën: Rruga “Adem Jashari” nr.218, 71510 Hani i Elezit.


Për çdo informatë në lidhje me shpalljen publike dhe zbatimin e tij mund të merren në zyrat e LAB-it.
Kopjet e udhëzuesit për plotësimin e aplikacionit dhe formularin mund ti merrni direkt në zyrën LAB-it
Aplikantët duhet të mbajnë nga një kopje të aplikacionit të dorëzuar dhe kopjet e dokumenteve të bashkangjitura.
Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në afatin e dhënë dhe sipas rregullave dhe kushteve të vendosura nga LAB.

 Mund ta shkarkoni dokumentin edhe ne PDF pdf_icon_50x50

Recent Work