Shpallje publike për shprehje interesi – 14.06.2018

Thirrje publike për shprehje interesi për vitin 2018

Subjekti i kësaj thirrje është ftesë për të informuar të gjithë të interesuarit në Komunën e Hanit të Elezit të cilët dëshirojnë për të investuar në themelimin dhe zgjerimin e bizneseve egzistuese familjare si dhe aftësimin formal në aplikimin e metodave të reja inovative në prodhimtarinë bujqësore. Nën skemën e Programit Laboratori për Aktivitete të Biznesit (LAB) kjo përkrahje financiare nga Titan Group Sharrcem shpk ka për objektiv të investojë në ripërtritjen e sektorit të agrobiznesit, specifikisht për të kontribuar në zbutjen e papunësisë dhe gjenerimin e të ardhurave që sigurojnë qëndrueshmëri dhe zhvillim të bizneseve të përkrahura.

Ne ju inkurajojmë që të ndani ketë informatë me të gjithë ata që mund të jenë të interesuar për këtë mundësi.

Sektorët aktiv të cilët do të përkrahen për zgjerim:

 

1. Blegtori

Objektivi: Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike për përpunimin e qumështit të deleve prodhimi i jogurtit.
Titulli: Furnizim dhe instalimi me paisje dhe inpute tjera përcjellëse.

2. Serra

Objektivi: Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike për kultivim të perim kulturave dhe prodhim të fidaneve në serra.
Titulli: Furnizim me serra të tipit “Bllok” me sipërfaqe prej 500 m², farëra, fidane dhe inpute tjera përcjellëse.

3. Luleshtrydhe (dredhzë)

Objektivi : Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike për prodhimin e frutave të imta –luleshtrydhe.
Titulli: Furnizim me fidane të luleshtrydhes dhe inputet tjera përcjellëse.

4. Lajthi

Objektivi : Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike, ngritja e pemishtes me lajthi.
Titulli: Furnizim me fidane të lajthis dhe inputeve të tjera përcjellëse.

5. Shpeztari

Objektivi : Investime në themelimin e pularive familjare semi intenzive për prodhimin e vezëve.
Titulli: Furnizim me pula vojse, ndërtimi i kabinave të drurit dhe pajisja me inpute tjera përcjellëse, (në kushte të barabarta do të favorizohen gratë mbajtëse të familjes).

Përkrahja do të zbatohet nga OJQ ‘’LAB’’ në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit – Drejtorinë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural (BPZHR) dhe Kryetarët e Këshillave Lokal.
Aplikacionet duhet të dorëzohen më së largu deri me datë 29 qershor 2018, në orën 16:00.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në zyrat e LAB në adresën: Rruga ‘’Adem Jashari’’ nr. 218, 71510 Hani i Elezit.
Për çdo informatë në lidhje me shpalljen publike dhe zbatimin e sajë mund të merren në zyrat e LAB-it.
Formularin dhe udhëzuesit për plotësimin e aplikacionit mund ti merrni në zyrat e LAB – it duke filluar nga dita e shpalljes publike 14 qeshor 2018.
Aplikantët duhet të mbajnë nga një kopje të aplikacionit të dorëzuar dhe dokumenteve të bashkëngjitura.
Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në afatin e dhënë dhe sipas rregullave dhe kushteve të vendosura nga(LAB).


Për cdo informatë shtesë lidhur me thirrjen publike dhe plotësimin e aplikacionit ju mund të na kontaktoni cdo ditë përmes telefonit +381 290 385 500 exten. 1120 ose duke vizituar zyrat e LAB – it
Formulari i aplikimit dhe udhezuesi mund te merret ne zyrat e LAB – it
Aplikanti këshillohet te mbaje kopjen aplikacionit origjinal

 Mund ta shkarkoni dokumentin edhe ne PDF pdf_icon_50x50

Recent Work