Pulari për prodhim të vezëve

Një vit i suksesshëm i Projektit ‘’LAB’’ u përmbyll me implementimin e sektorit të ri ne fushen e Shpeztarisë. Pilotimi I ketij sektori ka për synim bërjn e hapave të parë në transferimin e pularisë ekstensive tradicionale, më atë gjysëm intensive komerciale për prodhimit të vezëve.
Përkrahja paket pëfshine furnizimin dhe ndërtimin e katër kabinave të drurit dhe anekseve te mborjtur me një sipërfaqe prej 48m² dhe instalimit të ujëpirseve dhe imputeve tjera të domosdoshme , furnizimin 600 pulave vojse të racës Lohmann Brown dhe te ushqimit për gjashtë (6) muaj, furnizimin e shtyllave te betonit dhe rrethojes metalike per rrethimin e 200 m² për kullotje si dhe përkrahjen me trajnime dhe këshillime praktike për menaxhim të qendrueshem të fërmave nga ekspert et specialist të kësaj fushe.
Përfshirja e gruas në përkrahjen e deritanishme është nën nivelin e objektivave të projektit LAB , për të tejkaluar gjendjen aktuale dhe nxitur nivelin e pjesmarrjes është vendosur që sektori i Shpeztarisë t’ua dedikohet grave të veja-mbajtëse të familjes.
Përfituese të këtijë projekti janë Zonjat: Mevlide Dernjani Paldenicë, Hajrie Curri Paldenicë, Fikrije Vila Uji I Tharrt, Kimushe Dernjani Paldenicë në Komunën e Hanit të Elezit.

Recent Work