Shpallje publike për shprehje interesi – 26.05.2016

Shpallje publike për shprehje interesi – 26.05.2016

Ky njoftim është për të ftuar gjithë fermëret e interesuar në Komunën e Hanit të Elezit për përkrahje në themelimin e aktiviteteve të reja ekonomike dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre biznesore në sektorin agro –pyjorë.

Nën skemën e Programit Laboratori për Aktivitete të Biznesit (LAB) për vitin 2016 kjo përkrahje financohet nga Titan Group Sharrcem shpk dhe ka për synim rritjen e nivelit të shfrytezimit të potencialeve agro pyjore për të kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës përmes vetëpunësimit dhe krijimit të të ardhurave shtesë për neveojat e familjes dhe zgjerimin e bizneseve të themeluara.

Ne ju inkurajojmë që të ndani ketë informatë me të gjithë ata që mund të jenë të interesuar për këtë mundësi.

Sektorët aktiv të cilët do të përkrahen për zgjerim:

1. Serra

Objektivi: Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike për kultivim të perim kulturave dhe prodhim të fidaneve në serra.
Titulli: Furnizim me serra, farëra, fidanë dhe inpute tjera përcjellëse, dy serra të tipit “Bllok” me sipërfaqe 500 m² për kultivimin intensiv të perimeve

2. Mjedër

Objektivi: Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike për prodhimin e frutave të imta – mjedër. Titulli: Furnizim me fidane të mjedrës si dhe inpute tjera përcjellëse, mundësi për të përkrahur deri në tri sipërfaqe me nga 0,2 ha.

3. Luleshtrydhe

Objektivi : Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike për prodhim të frutave të imta – luleshtrydhe. Titulli: Furnizim me fidane të luleshtrydhes si dhe inpute tjera përcjellëse, mundësi për të përkrahur deri në dy sipërfaqe me nga 0,2 ha.

4. Vreshtari

Objektivi : Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike, ngritja e pemishteve të rrushit të tryezës. Titulli: Furnizim me fidane dhe inpute tjera përcjellëse, mundësi për të përkrahur deri në dy sipërfaqe me nga 0,2ha

Sektorët e ri që do të përkrahen:

5. Shpeztari

Objektivi : Investime në themelimin e pularive familjare semi intenzive për prodhimin e vezëve.
Titulli: Furnizim me pula vojse, ndërtimi i kabinave të drurit dhe pajisja me inpute tjera përcjellëse, mundësi për të përkrahur deri në pesë përfitues (përparsi në përkrahje do të kenë gratë e veja, mbajtëse të familjes).

Përkrahja do të zbatohet nga OJQ ‘’LAB’’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural (BPZHR) dhe Kryetarët e Këshillave Lokal të Hanit të Elezit.
Aplikacionet duhet të dorëzohen më së largu deri me datë 15 Qershor 2016, në orën 16:00. Aplikacionet duhet të dorëzohen në zyrat e LAB në adresën:
Adem Jashari p.n 71510 Hani i Elezit


Për çdo informatë në lidhje me shpalljen publike dhe zbatimin e tij mund të merren në zyrat e LAB-it.
Kopjet e udhëzuesit për plotësimin e aplikacionit dhe formularin mund ti merrni direkt në zyrën LAB-it
Aplikantët duhet të mbajnë nga një kopje të aplikacionit të dorëzuar dhe kopjet e dokumenteve të bashkangjitura.
Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në afatin e dhënë dhe sipas rregullave dhe kushteve të vendosura nga LAB.

 Mund ta shkarkoni dokumentin edhe ne PDF pdf_icon_50x50

Recent Work